Sport
E konfirmuar: Djokoviqit i ndalohet pjesëmarrja në Kanada dhe Amerikë
Demokracia
12:05 | 26 Korrik 2022

Share:

Novak Djokoviq pothuajse është e sigurt se nuk do të lejohet të luajë në turneun e tenisit në Kanada dhe Amerikë këtë vit.

Përpara fillimit të Masters në Montreal, qeveria kanadeze njoftoi dhe solli një lajm aspak inkurajues për Gjokoviqin, tranmseton Demokracia.com.

Sipas portalit italian Tennisëorlditalia, situata në kontinentin e Amerikës së Veriut në lidhje me Covid-in nuk është e favorshme. Në dy vitet e fundit, tenisi ka pësuar ndryshime të mëdha pikërisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Edhe pse situata në Evropë lidhur me Covid-in është përmirësuar, ky nuk është rasti për Amerikën e Veriut, ku alarmi ra sërish, siç raportojnë mediat lokale.

Në pritje të konfirmimit të mëtejshëm nga qeveria amerikane, lajme të konfirmuara vijnë nga qeveria kanadeze, e cila do të marrë vendime në lidhje me Masters 1000 në Montreal. Qeveria e Kanadasë pritet t’i kthehen tamponët e shpejtë dhe se askush nuk mund të luajë i pavaksinuar.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024