Lajme
E konfirmon Rama: Hapësirat publike tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave
Demokracia
18:53 | 01 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se sot është finalizuar marrëveshjen me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se bashkë me Policinë e Kosovës do të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike.

“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot. Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit”, ka shkruar ai

Postimi i plotë:

Hapësirat publike tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave!

Sot finalizuam marrëveshjen me Kosovo Police për sistemin e kamerave në hapësirat publike.

Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.

Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit.

#kryeqyteti #prishtinapraktike?

Të ngjashme