Lajme
E konfirmon policia: Trupi i pajetë është nxjerr nga lumi në Klinë
Demokracia
16:45 | 22 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se nga lumi i fshatit Deiq i Klinës është nxjerr trupi i pajetë i një personi.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Është nxjerrë nga uji trupi i pajetë i viktimës. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Gashi.

Ai tha më tej se rasti cilësohet si hetim i vdekjes./Demokracia.com/

Të ngjashme