Sport
E konfirmon Munishi: Nëse Gjilani do të humbte në derbi, unë do të jepja dorëheqje
Demokracia
10:20 | 27 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka deklaruar se në rast të disfatës në derbi kundër Dritës do të jepte dorëheqje nga posti.

“Unë ta kisha humb derbin edhe kisha dhanë dorëheqje, un s’kom çka me ju thonë lojtarëve pastaj”, tha Munishi në emisionin “Sports Shoë”, përcjell Demokracia.com.

Gjilani triumfoi në derbin e qytetit kundër Dritës me rezultat të pastër 0-2, në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Gerhard Progni dhe Shend Kelmendi ishin dy realizatorët e golave që i siguruan Gjilanit pikët e plota.

Kjo ishte fitorja e parë për Ismet Munishin në derbin e madh të Gjilanit. /Demokracia.com

Të ngjashme