Lajme
E konfirmon kompania, autobusi me mërgimtarë nga Kosova sulmohet në Serbi
Demokracia
07:49 | 08 Janar 2023

Share:

Një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë është sulmuar sot në Serbi.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar kompania Fadili Tours, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Shyqyr Zotit nuk ka të lënduar. Jemi duke u marrë me disa procedura pastaj do ta vazhdojmë rrugëtimin”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga Peja për në  Dortmund të Gjermanisë, raporton Demokracia.com.

Sulmi i autobusit ka ndodhur në aksin rrugor Nish-Beograd.

Të ngjashme