Sport
E konfirmon edhe Chelsea: Armando Broja e humb pjesën e mbetur të edicionit
Demokracia
16:03 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Chelsea e ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar Armando Broja do të mungojë në pjesën e mbetur të edicionit për shkak të lëndimit.

“Blutë” e Londrës kanë njoftuar se Broja do të operohet për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior, përcjell Demokracia.com.

“Pasi pësoi një lëndim në gju gjatë pjesës së parë të miqësores së së dielës kundër Aston Villa, Armando iu nënshtrua një vlerësimi të mëtejshëm pas kthimit të klubit në Angli. Rezultatet e skanimit nga ato vlerësime kanë konfirmuar për fat të keq një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe se do të kërkohet kirurgji. Pas operacionit, Armando do të punojë ngushtë me departamentin mjekësor të klubit gjatë rehabilitimit të tij dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2022/23” – thuhet në komunikatën e Chelseat.


Broja u lëndua në miqësoren e Chelseat kundër Aston Villës (0:1), duke u larguar nga fusha me barelë.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është rikthyer nga huazimi këtë edicon te Chelsea, duke u aktivizuar në disa ndeshje, kryesisht në pjesën e dytë.

Armando Broja aktualisht është një nga lojtarët më të mirë shqiptar, teksa konsiderohet si e ardhmja e Kombëtares shqiptare të futbollit./Demokracia.com/

Të ngjashme