Bebe Rexha ka shuar shpresat për bashkëpunimin e shumëkërkuar mes saj Ritës Orës, Dua Lipës dhe Ava Max, duke thënë se arsyeja është raportet jo të mira mes Ritës dhe Duas.
Bebe Rexha të premten publikoi albumin ‘Better Mistakes’ i cili përmban 13 këngë, ku shumica ishin bashkëpunime me artistë të famshëm.
Por, bashkëpunimi i cili është dëshirë e të gjithë fansave të artisteve me prejardhje shqiptare Bebe, Rita, Dua dhe Ava mungonte, transmeton Demokracia.com.
Në një intervistë për revistën ‘The Sun’, këngëtarja Rexha ka thënë se nuk beson se do të realizohet ndonjëherë ky bashkëpunim.
Ajo ka thënë se bashkëpunimi nuk mund të bëhet për shkak të problemeve mes Ritës dhe Duas, transmeton Demokracia.com.
“Kam provuar me të vërtetë. Nuk e di saktë se çka po ndodh mes tyre apo cila është drama. Jam munduar gjithmonë të krijojë paqe dhe t’i bëjë bashkë vajzat. Unë me të vërtetë dua të bëjë diçka bashkë me ato por tani jam e sigurt se kjo nuk do të bëhet kurrë. Nuk dua të shtojë asgjë më shumë për këtë”, është shprehur ajo.
Sipas revistës, Dua dhe Rita, prindërit e të cilave janë nga Kosova, edhe pse nuk kanë folur asnjëherë për problemet e tyre, mendohet se krahasimi mes tyre i ka bërë që të mos kenë raporte të mira.
Ndërkohë Bebe ka thënë se beson se ato janë rivale mes vete për shkak të presionit të të qenit gra në industrinë muzikore.
“Është e çuditshme sepse e di se si është të jesh vajzë dhe nganjëherë bëhemi vërtetë rivale. Nuk jam duke folur për veten, Duan, Ritën apo Avan. Po flas për vajzat në përgjithësi. Nuk e di për në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa vjet më parë, 80 përqind e këngëve të transmetuara në radio ishin të burrave ndërkaq vetëm 20 përqind të grave. Kësisoj, ne ndihemi sikur duhet të garojmë sepse jemi minoritet në industrinë e muzikës”, ka thënë Rexha, informon tutje Demokracia.com.
Ajo ka thënë se ndihet keq që nuk po arrin të realizojë një këngë bashkë me tri vajzat shqiptare pasi siç ka thënë, i njeh të gjitha personalisht dhe se të gjitha janë shumë të mira.
Rikujtojmë se albumi ‘Better Mistakes’ është albumi i dytë i këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha. /Demokracia.com/