ShowBiz
E kishte përmendur shumë në Big Brother – Efi Dhedhes konfirmon se është ndarë nga partneri
Demokracia
17:51 | 21 Janar 2024

Share:

Efi Dhedhes po vazhdon të jetë një person mjaft i komentuar në shtypin rozë.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “Mos i bjer me Top”, ku ka folur për jetën private e mes tjerash edhe për gjërat e tjera që e kanë rrethuar gjatë këtyre viteve.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 ka komentuar edhe konkurrentët e këtij viti.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më ka zhgënjyer karakteri i tyre, një nga personazhet është Jul Deda. E kam për personazhet që më ka zhgënjyer”, u shpreh ajo.

Dhedhes tha gjithashtu që është ndarë nga partneri i saj, të cilin e ka përmendur tejet shumë gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Në fund të ditës unë nuk mund të mërzitem, se unë nuk kam humbur gjë. Më pengojnë faktorët, jo ndarja”, tha Dhedhes.

Zeshkania më tej shtoi: “Kisha një vit e ca”.

Të ngjashme