Lajme
“E ke paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga fatura që i lëshoi klinika ku u kontrollua e bëri analiza
Demokracia
15:33 | 21 Qershor 2022

Share:

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka treguar se një klinikë kosovare, ia ka hequr të gjitha shpenzimet e analizave dhe kontrolleve mjekësore për shkak të kontributit të ka dhënë në luftën e UÇK-së.

“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”, thuhet në faturën që i është lëshuar Qeriqit.

“Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vije koha e pagesës kjo është fatura.Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua”, ka shkruar Qeriqi.

 

Të ngjashme