Lajme
“E ka gëlltitur gjithë telefonin”, për rastin që ndodhi në Kosovë flitet në emisionin e njohur amerikan
Demokracia
11:39 | 09 Shtator 2021

Share:

Lajmi se një i burgosur kishte përpirë një telefon është dhënë edhe në njërin prej emisioneve më të njohura amerikane.

Emisioni “The Late Late Show with James Corden” gjatë një episodi ka përmendur lajmin se një person ka gëlltitur telefonin në Kosovë.

“Kalojmë në Kosovë ku kirurgët kanë arritur të largojnë nga trupi i një njeriu telefonin Nokia. Është e vërtetë, shikoni pamjet X-ray. Një njeri e ka ngrënë telefonin Nokia”, thotë Corden në emisionin e tij.

Pas këtij postimi në Twitter, shumë përdorues kosovarë kanë treguar se personi që ka gëlltitur telefonin ishte një i burgosur. /Demokracia.com/

Të ngjashme