Lajme
E jashtëzakonshme: Kurti lexon edhe mbrapsht në takim me kryeministrin maqedonas (FOTO)
Demokracia
21:02 | 08 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, e ka takuar Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Për takimin me Kovaçevskin ka njoftuar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka thënë se Kosova ka raporte të mira ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, ajo që bie në sy në fotografitë e publikuar nga Kurti është folderi (fashikulli) që e mban përpara.

Kurti në tavolinë e ka të kthyer mbrapsht folderin dhe kjo gjë mund t’i gëzojë vetëm simpatizantët e tij, të cilët tani e tutje mund të mendojnë që Kurti është i “aftë” të lexojë edhe mbrapsht. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme