Sport
E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror
Demokracia
10:11 | 07 Tetor 2022

Share:

Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

Xhudistja kosovare triumfoi me IPPON ndaj italianes Giuffrida Odetta në raundin e tretë.

Odetta mori tri penalizime, duke e humbur kështu duelin.

Kështu, Krasniqi është kualifikuar në fazën çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

Të ngjashme