Sport
E jashtëzakonshme: Ajaxi shkrinë trofeun e Eredivisie, duke e kthyer atë në mbi 42 mijë yje për secilin tifozë që ka biletë sezonale
Demokracia
15:08 | 12 Maj 2021

Share:

Gjiganti holandez i futbollit, Ajax ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm që nuk është parë më herët në sportin më të popullarizuar në botë.

Ajaxi pak javë më parë u shpall edhe matematikisht kampion i Holandës për edicionin 2020/2021, shkruan Demokracia.com.

E trofeun e kampionit klubi i madh nga Amsterdami ka vendosur të ndajë atë me tifozët e tyre që kanë biletë sezonale.

Ajaxi ka vendosur të shkrijë trofeun e fituar të Eredivisie, duke e kthyer atë në mbi 42 mijë yje për secilin nga tifozët që kanë paguar biletë sezonale e nuk kanë mundur të jenë në shkallët e stadiumit për shkak të COVID-19.

Megjithatë, një kopje e dytë e trofeut do të qëndrojë në kabinetin e trofeve të klubit.

Kjo vepër ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ndonëse Ajaxi njihet për lidhshmërinë që ka me tifozerinë e saj të zjarrtë. /Demokracia.com

Të ngjashme