A jeni munduar sot gjatë gjithë ditës të gjeni arsyen se pse nuk jeni aspak në qejf?
Ja përgjigja juaj.
“E hëna e kaltër” apo thënë ndryshe e hëna e pikëllimit, dita më depresive e vitit që i bie të jetë pikërisht sot, 18 janar 2021.
Çka është “E hëna e kaltër”?
Dita që konsiderohet si dita më depresive e vitit është llogaritur duke përdorur një sërë faktorësh në një formulë matematikore (jo veçanërisht shkencore).
Faktorët janë: moti, koha e kaluar që nga Krishtlindja, mospërmbushja e synimeve të Vitit të Ri, nivele të ulëta motivuese dhe ndjenja e nevojës për të marrë përgjegjësi.
Kjo ditë i bie të jetë e hëna e tretë, mund të jetë edhe e dyta, e katërta apo e hëna e fundit e muajit janar.
Çfarë mund të bësh për të kaluar këtë ditë?
-Fillo të bësh ushtrime
Ushtrimet janë diçka që të bëjnë të largosh mendjen nga problemet dhe të bëjnë të ndihesh shumë mirë.
–Fillo një aktivitet që ke dashur të bësh me vite
Nëse ke dashur të fillosh diçka tash e një kohë të gjatë por nuk ke mundur ta bësh, sot është dita perfekte. Harro gjithçka dhe vetëm bëje atë.
–Shiko ndonjë film ose lexo një libër
Nëse nuk ndihesh mirë për të ushtruar atëherë, shiko një film që të ngre humorin ose lexo librin tënd të preferuar
–Kalo kohën me personat e zemrës
E fundit por më e rëndësishmja, kalo kohë me personat që do më së shumti sepse vetëm duke bërë këtë sheh se ke përreth vetes persona që të duan dhe nuk ke arsye të ndihesh keq./Demokracia.com