Lajme
E harrojnë diasporën | Osmani, Kurti e Gërvalla, nuk e dënojnë sulmin në Serbi mbi autobusin me mërgimtarë
Demokracia
19:16 | 08 Janar 2023

Share:

Një autobus me mërgimtarë, që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë, është sulmuar me gurë të shtunën në Serbi.

Përkundër këtij sulmi, mërgimtarët që ishin në autobus nuk kanë pësuar lëndime.

Megjithatë, për sulmin ndaj mërgimtarëve nga Kosova nuk e kanë thënë as edhe një fjalë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryedipomatja Donika Gërvalla, përcjell Demokracia.com.

Kurti, Osmani e Gërvalla nuk e kanë dënuar sulmin me gurë ndaj mërgimtarëve, të cilët u sulmuan në Serbi, derisa po ktheheshin në shtetet ku jetojnë pas pushimeve në Kosovë.

Rasti i sulmit ndaj mërgimtarëve u konfirmua nga kompania turistike “Fadili Tours”.

“Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar. Nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Por sulmi ka ndodhur në Serbi. Disa autobusë janë nisur sot për në Gjermani. Nuk e dimë saktë se cili prej tyre është sulmuar, por mund të konfirmojmë se vetëm një autobus është sulmuar. Të gjithë udhëtarët janë mirë janë duke u kryer procedurat ligjore që duhet dhe do të nisen për në Dortmund”, thanë nga kompania. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme