ShowBiz
E harroi Rinën? Sin Boy shfaqet pranë vajzës misterioze
Demokracia
08:35 | 17 Shtator 2022

Share:

Këngëtarja e njohur Rina Balaj është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ndarja e saj nga Sin Boy është komentuar gjatë në media. Mirëpo, Rina konfirmoi ndarjen e saj nga reperi teksa dha një intervistë për T7.

“Unë nuk jam person që i dua dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama. Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë,” ka thënë Rina.

Por së fundmi një video e Sin Boy në shoqërinë e një vajze po qarkullon kudo.

Mos ndoshta reperi nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur një lidhje dashurie?

Të ngjashme