Lajme
E grushtoi para zgjedhjeve, fituesi i Kolonjës “fal” agresorin, Gjykata e liron
Demokracia
14:25 | 16 Maj 2023

Share:

Gjykata e Korçës ka liruar Esmeraldo Kacollin, i cili grushtoi Erion Isain fituesin e zgjedhjeve në bashkinë Kolonjë, disa orë para se të niste votimi.

Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, policia e Kolonjës arrestoi Kacollin me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, dhe procedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”.

Avokati i tij pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin.

Të ngjashme