Sport
E gjithë vëmendja sonte në “Stamford Bridge”, Chelsea nikoqir i Manchester Cityt
Demokracia
09:45 | 05 Janar 2023

Share:

Java e 19-të në elitën e futbollit anglez përmbyllet sonte me ndeshjen mes rivalëve të vjetër të Premierligës.

Chelsea dhe Manchester City do të takohen në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.

Dyja skuadrat kanë nevojë të madhe për pikët e plota, andaj edhe dueli në fushë pritet të jetë i zjarrtë.

“Qytetarët” kanë 36 pikë në vendin e dytë, tetë më pak se Arsenali lider që ka një takim më shumë të zhvilluar.

“Blutë” e Londrës në anën tjetër po kalojnë nëpër një ecuri jo të mirë të rezultateve. Ata kanë tubuar 25 pikë dhe pozicionohen në vendin e 10-të./Demokracia.com/

Të ngjashme