Sport
E gjithë vëmendja ishte te Xhaka dhe Shaqiri, por ishte një lojtar i Zvicrës që i “çmendi” serbët me një veprim
Demokracia
21:38 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Kombëtarja serbe e futbollit përjetoi një nga turpërimet më të mëdha në histori të premtën mbrëma kur u dërgua në shtëpi nga Zvicra e cila e mposhti 2:3 dhe u kualifikua në rrethin tjetër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Përveç Xherdan Shaqirit që realizoi dhe Granit Xhakës që bëri përformancë të shkëlqyer, serbët i çmendi edhe veprimi i mbrojtësit Akanji pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Demokracia.com.

Teksa futbollistët po festonin fitoren dhe kualifikimin, mbrojtësi i Përfaqësueses zvicerane, Akanji ngriti dorën lart duke e tundur në mënyrë tallëse që t’iu “uronte rrugëtim të mbarë” drejt Beogradit futbollistëve serbë.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme