Lajme
“E gjithë familja është në njëfarë liste”: Vajza e Rada Trajkoviqit ndalohet sërish në aeroport
Demokracia
08:35 | 23 Mars 2023

Share:

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar në Twitter se vajza e saj është ndaluar sërish në aeroportin e Beogradit, teksa po dilte nga vendi.

“E gjithë familja është në një lloj liste” pa asnjë arsye, asnjë aktivitet politik – vetëm sepse janë fëmijët e mi. Edhe sa?”, ka shkruar Trajkoviq dhe ka etiketuar në postim llogaritë e Presidentit, Kryeministrit dhe Qeverisë së Serbisë në Twitter.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që vajza e Rada Trajkoviqit ndalohet në aeroport.

Në fund të vitit të kaluar, kjo gjë i ka ndodhur në linjën Beograd-Londër dhe është ndaluar si në momentin e mbërritjes ashtu edhe në momentin që po largohej nga Serbia.

Të ngjashme