Sport
E gjithë bota e futbollit po flet për asistimin “magjik” të Modriq ndaj Chelseat
Demokracia
10:15 | 13 Prill 2022

Share:

Ai pasimi i Luka Modriq për golin e Rodrygos është një nga më të mirët që keni parë ndonjëherë në një ndeshje zyrtare, e në veçanti në një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ishte afër eliminimit nga Liga e Kampionëve, pasi po humbte me rezultat 3-0 kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta drejt fundit.

Megjithatë, kështu nuk mendoi mesfushori 36-vjeçar, Modriq, i cili vazhdon të krijoj ‘magji’ me këmbët e tij.

Modriq dhuroi një asistim fantastik me trinën e jashtme për të gjetur të vetëm brazilianin Rodrygo, i cili shënoi për rezultat 1-3 dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime.


Ky asistim i yllit kroat ka lënë pa fjalë të gjithë dhe tashmë rrjetet sociale janë pushtuar me fjalë dhe elozhe për ‘veteranin’ e Los Blancos.

“Pasim i jashtëzakonshëm”, “Kthesa e Real Madridit”, “Magjia e Modricit”, ishin vetëm disa nga komentet e këtij super-asistimi.

Të ngjashme