Më vota 95 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar formimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Komisioni i propozuar nga LVV-ja ka të bëjë lidhur me hetimin e situatës së energjisë elektrike që nga privatizimi.
Të propozuarit nga partitë politike për anëtarë të këtij komisioni:
LVV: Armend Muja, zëvendëskryesues, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, anëtarë
PDK: Hajdar Beqa, kryesues, Rashit Qala, anëtar
LDK: Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqi, anëtarë
AAK: Time Kadrijaj, anëtare
Grupi multietnik: Duda Balje, anëtare./Demokracia.com/