Lajme
E FUNDIT| Vdes nxënësi i klasës së gjashtë në Vushtrri
Demokracia
20:10 | 21 Maj 2022

Share:

Një nxënës i klasës së gjashtë ka vdekur në Vushtrri.

Lajmi u bë i ditur nga shkolla SHMF “Liria” Strofc ku nxënësi vijonte mësimet në klasën 6-të.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë. Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Demokracia.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Demokracia.com/

Të ngjashme