Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov para negociatave me Ukrainën ka thënë se do t’i kërkohet këtij shteti që të çmilitarizohet dhe të shkruajë një listë specifike me armët të cilat nuk duhet t’i përdorë.
Lavrov në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se “duhet të identifikohen lloje specifike të armëve goditëse, të cilat nuk do të vendosen kurrë në Ukrainë dhe nuk do të krijohen asnjëherë”, përcjell Demokracia.com.
Deklarata vjen pak para raundit të dytë të bisedimeve Rusisë dhe Ukrainës.
Rusia thuhet se po kërkon njohjen e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore dhe gjithashtu nuk do të heqë dorë nga Gadishulli i Krimesë, të cilin vendi e mori në vitin 2014.
Të martën, më shumë se 100 diplomatë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë u larguan nga një fjalimi i Lavrov, i cili akuzoi Ukrainën për shkelje të të drejtave të njeriut kundër pakicave ruse, përcjell Demokracia.com.
Rusia javën e kaluar nisi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës dhe sot pretendoi se ka marrë nën kontroll qytetin e parë të madh në vend, Kherson, qëndrim të cilin zyrtarët ukrainas e mohojnë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili është shfaqur si një hero lufte në konflikt, po bën presion për armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse nga Ukraina gjatë bisedimeve.
Zelenskyy ka paraqitur një kërkesë për ta pranuar Ukrainën në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu ka raportuar për shkelje të të drejtave të njeriut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë./Demokracia.com/