Lajme
E FUNDIT| Gabimi i madh i Putinit, i sëmuren rëndë ushtarët pasi vodhën material radioaktiv në Çernobil
Demokracia
14:43 | 31 Mars 2022

Share:

Disa raporte sugjerojnë se ushtarë rusë janë duke vuajtur nga sëmundja akute e rrezatimit, pasi kanë vjedhur një pjesë të materialit radioaktiv në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Reuters duke cituar burime të besueshme, ka raportuar se ushtarët rusë që kanë vjedhur këto materiale, nuk kanë pasur të vendosura pajisje anti-rrezatim, përcjell Demokracia.com.

Kjo sipas mediumit të njohur, ka bërë që ushtarët të thithin pluhurin radioatkiv, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha brenda trupit të tyre.

Inspektorati shtetëror bërthamor i Ukrainës, më 25 shkurt kishte konfirmuar se nivelet e rrezatimit në Çernobil janë rritur që kur filloi lufta, përcjell Demokracia.com.

Automjete të blinduara ruse dhe tanke janë parë vazhdimisht duke lëvizur në Pyllin e Kuq, një pyll radioatkiv afërsisht 65 milje në veri të Kievit që është i bllokuar nga publiku.

Kjo ka bërë që censorët e sigurisë nga rrezatimi të tregojnë nivele të tejkaluara./Demokracia.com/

Të ngjashme