Lajme
E FUNDIT| Delegacioni ukrainas dhe ai rus pajtohen që të takohen në kufirin e Bjellorusisë
Demokracia
14:58 | 27 Shkurt 2022

Share:

Delegacioni ukrainas dhe ai rus janë pajtuar që të takohen në kufirin e Bjellorusisë, që të bisedojnë lidhur me situatën pas vendimit të Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën, përcjell Demokracia.com.

“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë që të sigurojë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin e Bjellorusisë që të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit, dhe kthimit të delegacioni ukrainas, përcjell Demokracia.com.

Ndryshe, ka nisur pushtimin e Ukrainës katër ditë më parë.

200 persona sipas shifrave të fundit zyrtare kanë humbur jetën në Ukrainë, që kur nisi lufta mëngjesin e së enjtes.

Rusia në anën tjetër, ka pësuar shumë humbje në personelin ushtarak./Demokracia.com/

Të ngjashme