Lajme
E FUNDIT| Arrijnë në gjykatë disa prej policëve të arrestuar dje në Vërmicë
Demokracia
10:48 | 09 Prill 2022

Share:

Disa prej zyrtarëve policorë të arrestuar të premten gjatë operacionit “Pika 2”, kanë arritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të njëjtit, u arrestua në pikën kufitare me Shqipërinë, Vërmicë dhe dyshohen për veprat penale të ‘marrjes së ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar’, raporton Demokracia.com.

Si pjesë e procedurave administrative, nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.

Në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 26 zyrtarë policorë, prej tyre dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë.

Demokracia.com të premten ekskluzivisht raportoi për këtë rast dhe ka mësuar emrat e 15 policëve të arrestuar.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe nën udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u [Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë] dhe zyrtarët e AMP-së, Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).

Aksioni ishte vazhdimësi e aksionit “Pika”, ku më herët kishin përfunduar të arrestuar 48 policë kufitarë dhe 2 doganierë.

Shënim: Të gjithë të arrestuarit konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë. /Demokracia.com/

Të ngjashme