Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në konferencën e Barcelonës, pasi trajneri Ronald Koeman u desh të ndërpresë për një çast konferencën para ndeshjes me Sevillan, transmeton Demokracia.com.
Diçka e pakëndshme, i ka ndodhur teknikut holandez i cili ka pasur një gjakderdhje nga hundët dhe kjo duket se kërkon një analizë mjekësore pse ndodhi.
Ai u mundua ta fshijë me një pecetë që kishte me vete, por hunda e tij vijoi të rridhte gjak.
U desh ndërprerja e transmetimit “live” të konferencës për pak momente, sa situata e holandezit të normalizohej dhe pyetje-përgjigjet të vazhdonin, por tashmë duke i rënë më shkurt.
Kujtojmë se Koeman ka kryer një ndërhyrje në zemër para një viti e gjysmë, ndërsa ka kaluar edhe Covid-19. /Demokracia.com