Lajme
E frikshme | Qeveria thotë se ndau 840 milionë euro, por kosovarët vazhdojnë të vuajnë nga çmimet e larta dhe varfëria
Demokracia
18:57 | 28 Mars 2023

Share:

Qeveria e Kosovës po lavdërohet se e ka zvogëluar deficitin buxhetor në rekord historik.

Por, këtë zvogëlim e ka arritur duke shpërndarë para “si në bahçe të babës” dhe të cilat nuk kanë ndikuar asgjë në përmirësimin e jetës së qytetarëve apo zhvillimin e ekonomisë së vendit, shkruan Demokracia.com.

Edhe çmimet e produkteve kryesore mbeten edhe shumë të larta. Edhe çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet shumë shpejt, për 14 për qind.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë të martën se deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shefi i kuletës kosovare shkroi se financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.

“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, shkroi Murati.

Ky status i ministrit Murati është shpërndarë edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. i cili ka bërë të ditur se zvogëlimi i deficitit buxhetor është arritur duke i shpërndarë 840 milionë euro si pako mbështetëse tek qytetarët.

“840 milionë euro të rishpërndara te qytetarët përmes pakove mbështetëse për dy vite dhe prapëseprapë deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik”, ka shkruar ai./ Demokracia.com/ 

Të ngjashme