Lajme
E frikshme- Momenti kur qentë endacakë sulmojnë fëmijët në Prishtinë
Demokracia
12:06 | 09 Maj 2025

Share:

Qytetarët e Prishtinës janë jashtëzakonisht të rrezikuar nga sulmet e qenve endacakë.

Thuajse secila lagje është e mbushur me një numër të madh të qenve endacakë, të cilët ë të shumtën e rasteve janë agresivë e të cilët sulmojnë qytetarët.

Edhe një rast i ngjashëm ka ndodhur së fundi ku dy fëmijë janë sulmuar nga qentë endacakë, duke rrezikuar kështu që të copëtohen nga kafshimi i tyre.

Sulme të ngjashme ka vazhdimisht, e shumë prej tyre kanë përfunduar me plagë të rënda.

Pamje nga sulmi i qenve endacakë ndaj këtyre fëmijëve.

Të ngjashme