Sport
E frikshme: Gazetari sportiv grabitet gjatë lidhjes direkte
Demokracia
10:05 | 16 Shkurt 2021

Share:

Një moment tmerri ka përjetuar gazetari sportiv, Diego Ordinola dhe kameramani i  televizionit “Directv Sports”  të cilët po bënin një lidhje direkte nga periferia e “Estadio Monumental de Guayaquil” në Ekuador.

Derisa ai ishte duke raportuar një i maskuar i sulmoi ata me armë në dorë.

Agresori, i veshur me një këmishë gri, duke përfituar nga maska që

mbulonte fytyrën e tij, arriti kur Ordinola po bënte lidhjen e tij dhe e drejtoi armën  nga ai, ndërsa reporteri gjeti guximin dhe i tha: Ne jemi duke punuar.

Agresori kishte si synim telefonat e tyre, ndërsa godet mikrofonin e Diegos dhe përfundon duke i marrë celularin kameramanit, pastaj largohet me vrap. /Demokracia.com

Të ngjashme