Lajme
E eliminuan nga gara, aktivisti i VV-së: S’më dhanë asnjë arsye
Demokracia
23:46 | 13 Shtator 2022

Share:

Ramadan Beshiri, aktivist i VV-së në Mitrovicë ka thënë se lajmin që është larguar nga gara për kryetar të degës, e ka marrë në mënyrë verbale.

Beshiri në Prime Time, ka thënë se nuk i di detajet pse, raporton Gazeta10.

“Në procesin zgjedhor të zgjedhjeve të brendshme janë formuar dy komisione, KZAQ dhe KZAP”, tha ai.

“Lajmin ma ka kumtuar në mënyrë verbale Kryetari i KZAQ-së, Alban Uka, i cili më tha se jam i deleguar që në mënyrë verbale t’ua kumtojë vendim dhe nuk kam asnjë detaj tjetër. Nuk ma dha asnjë arsye, duke thënë se ky është vendim i komisionit të përgjithshëm”, ka thënë Beshiri.

Të ngjashme