Sport
E do Laporta, Barcelona sfidon City-n për yllin e Serisë A
Demokracia
15:17 | 08 Dhjetor 2024

Share:

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta po planifikon të marrë objektivin e Manchester Cityt, Rafael Leao në Camp Nou, sipas Fichajes.

Katalanasit kanë patur një ecuri problematike kohët e fundit, duke regjistruar dy fitore dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.

Laporta kërkon të përforcojëekipin dhe dëshiron të bëjë një ofertë për Leao-n në janar.

Megjithatë, Manchester City mund të prishë planet e Barcelona-s. Cityzens po kalojnë gjithashtu një fazë të vështirë kohët e fundit dhe Pep Guardiola mund të shtyjë klubin ta marrë Rafael Leao në janar.

Portugezi është paraqitur mirë me Milan-in këtë sezon, duke regjistruar pesë gola dhe gjashtë asiste në 19 ndeshje. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe gjigantët e Serisë A nuk janë të detyruar ta lënë të largohet.

Kuqezinjtë mund të pranojnë ta shesin për një shifër të çmendur, e cila vështirë se do të jetë problem për Manchester Cityn.

Barcelona, ​​ndërkohë, po planifikon të mbledhë fonde për një lëvizje duke shitur lojtarë si Ansu Fati dhe Eric Garcia.

Të ngjashme