Pranvera vjen me aromat e saj dhe rregullat e pashkruara e kërkojnë që çdo grua dhe vajzë të personalizojë një aromë parfumi. Ja disa sugjerime, që me pak dinakëri mund t’i bëni tuajat për 3 deri në 10 mijë lekë të reja:
KAYALI Vanilla
Notat kryesore: orkide vanilje, fara tonka, myshk, sheqer kaf
Aroma: e ëmbël & “pikante”.
VIKTOR&ROLF Flowerbomb
Notat kryesore: trëndafil rozë, jasemin, orkide, myshk, vanilje
Aroma: siguron komplimentet e të gjithëve!
Burberry Goddess
Notat kryesore: vanilje, livando, kakao, xhenxhefil
Aroma: vanilje e ëmbël, por që ndihet shumë.
Lancome La Vie est Belle
Notat kryesore: dardhë, jasemin, vanilje, fara tonka
Aroma: sensuale & zgjat.
Maison Margiela Replica When The Rain Stops
Notat kryesore: piper rozë, trëndafil turk, pishë, myshk
Aroma: e lehtë & florale.
Fenty Eau de Parfum
Notat kryesore: boronicë, trëndafil bullgar, mandarinë, myshk
Aroma: një fjalë, seksi!
Yves Saint Laurent Black Opium
Notat kryesore: dardhë, piper rozë, kafe, jasemin, vanilje
Aroma: e ëmbël, florale & unike.
Armani Si Passione Eclat
Notat kryesore: qitro, trëndafil, myshk i bardhë, rrush i zi pa fara
Aroma: e fortë & zgjat shumë.
Artikuj të sugjeruar: