Lajme
“E dimë që Hamasi s’i përfaqëson palestinezët”, Blinken thotë se ka rëndësi se si Izraeli i përgjigjet sulmeve
Demokracia
14:39 | 12 Tetor 2023

Share:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka rëndësi se si Izraeli i përgjigjet sulmeve të Hamasit.

Blinken thotë se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, por shtoi se “si e bën këtë Izraeli ka rëndësi”.

Pa e përmendur drejtpërdrejt, kjo është një referencë për sulmet ajrore izraelite që po vrasin civilë palestinezë në Gaza, shkruan The Guardian.

“Ne e dimë se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez”, thotë Blinken, duke shtuar se grupi militant sundon në mënyrë represive.

 

Të ngjashme