Sport
E diela e zjarrtë në futbollin anglez, Liverpool përballë  Manchester Cityt
Demokracia
13:09 | 07 Shkurt 2021

Share:

Kampioni aktual i Premierligës, Liverpooli do ta ketë një sfidë shumë të vështirë sot  nga ora 17:30, ku përballet me Manchester City në kuadër të javës së 23-të, shkruan Demokracia.com.

Jugen Klopp përballë Pep Guardiola do ta ketë testin kryesor, ku asnjë rezultat tjetër përveç fitores nuk i konvenon.

Liverpooli ka hasur në probleme të mëdha në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të lojtarëve të rëndësishëm. Në dyshim për këtë përballje rivalësh janë edhe Fabinho dhe Mane, çka e bën edhe më të vështirë vendimmarrjen për teknikun gjerman.

Manchester City kryeson Premier League-n me 47 pikë, dy më shumë se Manchester United, ndërsa Liverpooli renditet në vendin e katërt më 40 pikë. “The Reds” kanë presionin e rezultatit, pasi nuk bahet fjalë vetëm për titullin, por edhe për të ruajtur pozitat në zonën Champions.

Sot në program janë edhe dy ndeshje tjera, Sheffield e pret Chelsean nga ora 21:00, ndërsa Wolves luan me Leicesterin nga ora 15:00.  /Demokracia.com

Të ngjashme