Sport
E diela e rezervuar me super-ndeshje, City e United e nisin edicionin e ri në Premierligë
Demokracia
12:06 | 07 Gusht 2022

Share:

Top-kampionatet evropiane të futbollit tashmë janë rikthyer, derisa edhe sot do të ketë ndeshje të bukura futbolli.

Në Premierligën angleze, sot luhen tri ndeshjet e fundit të xhiros së parë.

Man Unitedi është nikoqir i Brightonit, teksa kampioni Man City i shkon West Hamit në “London Stadium”, derisa ndeshja tjetër luhet mes Leicesterit dhe Brentfordit.

Në Bundesligën gjermane, luhen dy ndeshje ku përballen Stuttgarti dhe Leipzigu si dhe Kolni me Schalken.

Kurse, në Ligën 1 të Francës, sot në program janë shtatë ndeshje.

Për më shumë, ndeshjet e sotme mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme./Demokracia.com/

Të ngjashme