Sport
E dhimbshme: Ylli argjentinas Carlos Tevez humbet njeriun më të dashur
Demokracia
13:33 | 22 Shkurt 2021

Share:

Një lajm i rëndë ka ardhur për futbollistin argjentinas Carlos Tevez, transmeton Demokracia.com.

Sulmuesit të Boca Juniorst i ka ndërruar jetë babai dhe këtë lajm e ka publikuar e përditshmja sportive argjentinase “OLE”.

Babai i Tevez prej kohësh ka qenë i sëmurë nga qafa ku është dhe operuar, por gjithashtu ai u infektua dhe me koronavirus.

Gjatë sfidës ndaj New Old Boys ku Boca Juniors triumfoi minimalisht me rezultatin 0:1, pas golit të shënuar shokët e skuadrës ia dedikuan Tevezit për babain e tij, por ndërkohë sulmuesi 37-vjeçar nuk ishte i gatshëm për këtë sfidë.

Teve në karrierën e tij ka luajtur në klube të mëdha si Manchester United, Manchester City e Juventus. /Demokracia.com

Të ngjashme