Ish-futbollistja e njohur italiane, Vittoria Campo ka humbur jetën në moshën 23-vjeçare.
Mediat italiane raportojnë se Campo ka vdekur pas një sëmundje të prapritur, përcjell Demokracia.com.
Campo ishte ndjerë keq në Bashkinë e San Martinos dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë.
E reja është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Campo vdiq dy muaj pasi vëllai i saj, Alessandro kishte humbur gjithashtu jetën në moshën 25-vjeçare pas një sulmi në zemër.
Futbollistja e ndjerë ka luajtur si mesfushore te skuadra e femrave të Palermos. /Demokracia.com