Lajme
E dhimbshme | Vdes fëmija që u nxorr i gjallë nga rrënojat 296 orë pas tërmetit në Turqi
Demokracia
14:07 | 18 Shkurt 2023

Share:

Ekipet e shpëtimit në Turqi më parë  nxorrën të gjallë tre persona, nga rrënojat, 296 orë pas tërmetit në Turqi.

Personat që u nxorrën ishin prindërit dhe fëmija 12-vjeçar i tyre, i cili përkundër ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Gruaja dhe burri më pas u dërguan në spital me ambulance, shkruan TRT World, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, nga ky tërmet kanë humbur jetën edhe dy fëmijë të tjerë të çiftit.

Të ngjashme