Sport
E dhimbshme: Portieri turk gjendet nën gërmadha pas tërmetit, klubi bën postim emocionues
Demokracia
12:13 | 06 Shkurt 2023

Share:

Një tërmet i tmerrshëm ka goditur Turqinë në orët e para të mëngjesit të ditës hënë.

Afër 1 mijë persona kanë mbetur të vdekur derisa mijëra të tjerë janë të lënduar, por edhe shumë nga ta nën gërmadha që ende nuk dihet për fatin e tyre.

Portieri i skuadrës nga Liga e Parë turke, Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan ka mbetur nën rrënoja në shtëpinë e tij në Malatyaspor.

Media turke Compass nga shtypi lokal i Gaziantepit, thuhet se gruaja e Türkaslan është shpëtuar nga rrënojat dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar 28-vjeçarin Ahmet Eyüp Türkaslan.

Eyüp Türkaslan, i cili filloi futbollin në akademinë e Gaziantep FK, ka veshur fanellat e Bugsas Spor, Osmanlıspor, Umraniyespor dhe Yeni Malatyaspor në karrierën e tij.

Edhe klubi i tij aktual Yeni Malatyaspor ka bërë një postim në rrjetin social ‘Twitter’, ku ka kërkuar lutje për portierin i cili ndodhet ende nën rrënoja.

“Lutjet tona janë për të”, ka shkruar klubi turk duke publikuar edhe foton e Eyup Turkaslan.

Të ngjashme