Lajme
E dhimbshme | Kurti tradhton nënat gjakovare, dikur protestonte me to për shkarkimin e Jabllanoviqit, tani i gatshëm ta pranojë dhe mbrojë për kryetar komune (Video)
Demokracia
13:00 | 15 Qershor 2023

Share:

Në vitin 2015, kryeministri i sotëm i Kosovës, Abin Kurti, asokohe lider opozitar, ishte vënë në krye të disa protestave që eskaluan në dhunë e përleshje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

Lideri i Vetëvendosjes, Kurti, po kërkonte që ministri serb në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq, të shkarkohej urgjentisht, pasi me deklaratën e tij kishte fyer rëndë nënat nga qyteti i Gjakovës, të cilat vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovës.

Protestës i ishin bashkuar edhe shumë organizata të ndryshme, mes të cilave edhe shoqata “Nënat Gjakovare”. Nysrete Kumnova kishte kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që urgjentisht ta shkarkojë Aleksandër Jabllanoviqin.

Pas një proteste në Gjakovë ku pelegrinët serbë ishin penguar ta vizitojnë kishën për Krishtlindjet Ortodokse, çka më pas bëri që ish-ministri në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Aleksandër Jabllanoviq t’i fyejë nënat gjakovare duke i quajtur egërsira, shkruan Demokracia.com.

Kjo kishte ngjallur reagimin e ashpër të publikut në Kosovë dhe menjëherë ishte shfaqur Albin Kurt me Vetëvendosjen, për të përfituar nga kjo situatë.

Qeveria Mustafa ishte dorëzuar përballë presionit të protestave dhe kishte liruar nga detyra ministrin e tij, Aleksandër Jabllanoviqin, i cili asokohe përfaqësonte Listën Serbe.

Në protestën e datës 25 janar 2015, Kurti i kishte dhënë ultimatum 48 orë kryeministrit Mustafa për shkarkimin e Jabllanoviqit.

“Qeverisë së Kosovës i japim afat, i japim ultimatum 48 orë. Pra, deri t’hanën, në ora 16:00, Qeveria e Isa Mustafës ka afat që ta shkarkojë Aleksandër Jabllanoviqin”

Për Kurtin, Aleksandër Jabllanoviq ishte një koncept i përgjithshëm serbomadh e antishqiptar.

“Jabllanoviqi është emri i një koncepti të përgjithshëm serbomadh e antishqiptar. Prej Alekasander Kargjorgjeviqit, te Aleksander Rankoviqi, Aleksander Vuçiqi e tash te Aleksander Jabllanoviqi, krejt e kanë qëndrimin e njëjtë antishqiptar e serbomadh. Këta kanë probleme me qenien tonë, këta kanë problem me historinë tonë, kanë problem me pavarësinë tonë, këta kanë problem me autoktoninë tonë, por këto çështje nuk janë të diskutueshme. Dhe tash duhet t’i ndalet hovi një diskursi të tillë i cili synon t’ia shtroj rrugën kthimit të Serbisë për një bosnjizim të fuqishëm të Kosovës “, kishte deklaruar Kurti më 2 shkurt 2015.

Por, tani që Albin Kurti është bërë kryeministër, ai ka harruar protestat e përbashkëta me Nënat Gjakovare dhe qëllimin e këtyre protestave.

Në konferencën për media të datës 15 qershor 2023, kryeministri Albin Kurti ka shfaqur një qëndrim krejtësisht tjetër për ish-ministrin serb, Aleksandër Jabllanoviq.

Kurti, që dikur kërkonte shkarkimin e Jabllanoviqit, është shprehur i gatshëm që ta mbronte me Policinë e Kosovës nëse ai do të zgjidhej kryetar i komunës së Leposaviqit.

“Në vend të Lulzim Hetemit, gjithçka ka qenë gati që të jetë Aleksandër Jabllanoviqi. Problem është që Aleksandër Jabllanoviqi doli nga fushata. Ai ka qenë fituesi i sigurt. Ne kemi qenë të gatshëm ta pranojmë si kryetar komune. Po të ishte Aleksandër Jabllanoviqi kryetar komune, unë njësoj me Polici do ta mbroja Aleksandër Jabllanoviqin ndaj sulmeve të kësaj milicie fashiste”, tha Kurti në mëngjesin e së enjtes.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga përfaqësueset e shoqatës nga Gjakova “Thirrjet e Nënave”.

Demokracia.com ka raportuar gjatë gjatë nëntorit të vitit 2022 se Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani kanë varur shpresat për zgjedhjet në veriun e Kosovës te Aleksandër Jabllanoviqi, kundër të cilit protestonin dhe kërkonin shkarkimin e tij.

Kurti e Osmani i varin shpresat e zgjedhjeve në veri në Aleksandar Jabllanoviqin, kundër të cilit protestonin dhe kërkonin shkarkimin

Të ngjashme