Sport
E dhimbshme, Koronavirusi i merr jetën trajnerit në moshën 45-vjeçare
Demokracia
16:26 | 18 Mars 2021

Share:

Është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare, për shkak të COVID-19, ndihmës-trajneri i skuadrës italiane të Cavezes, Antonio Vanacore.

Nga 26 shkurti ai u shtrua në spital, teksa rezultoi pozitiv me virusin që po bën namin në të gjithë botën, ndërkohë që më 3 mars, u fut në intubim. Ditën e sotme 45-vjeçari humbi betejën me jetën, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Për sa i përket të shkuarës si futbollist, Vanacore, u aktivizua në rolin e mbrojtësit, teksa veshi fanellën e Beneventos, Catanzaros, Casertanës, Juve Stabias dhe Potencës. Pikën më të lartë të karrierës së tij e arriti me Catanzaron në sezonin 2004-2005, ku luajti 22 ndeshje në Serinë B. /Demokracia.com

Të ngjashme