Sport
E dhimbshme, humb jetën në moshën 18-vjeçare volejbollistja e njohur
Demokracia
11:34 | 13 Prill 2023

Share:

Sporti ka marrë një lajm të dhimbshëm ku mbrëmë volejbollistja Julija Ituma humbi jetën në Stamboll pasi u rrëzua nga dritarja e një dhome hoteli, transmeton Demokracia.com.

Volejbollistja e Novarës ka qëndruar në hotel me skuadrën që luajti dje ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Edzacibasit.

Vajza e cila fatkeqësisht vdiq ishte vetëm 18 vjeçe, ajo ka lindur në Milano dhe është vajza e emigrantëve nga Nigeria.

Volejbollistja e ndjerë ishte e gjatë 192 cm dhe i parashikuan një të ardhme të madhe. Me ekipin e të rinjve fitoi Eyof-in dhe Kampionatin Evropian nën moshën 19-vjeçare.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike. /Demokracia.com

Të ngjashme