Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi nuk do të mund të paraqitet në sfidën ndaj Sevillas në Europa League.
Ai ka pësuar një lëndim këtë vikend në sfidën ndaj Lokomotivës.
Ademi u desh para kohe ta lëshojë fushën dhe ndonëse për momentin nuk dihet shkalla e lëndimit, ai sigurt nuk do të paraqitet të enjten kundër Sevillas në Europa League. /Demokracia.com