Sport
E dhimbshme, dënimi i UEFA-s po e dërgon në humnerë skuadrën e madhe shqiptare
Demokracia
14:24 | 03 Mars 2021

Share:

Skënderbeu dikur ishte krenaria e futbollit shqiptar. Rezultatet e saja në kampionat por edhe në arenën ndërkombëtare e bënin atë të jetë shembull për klubet shqiptare, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, sot Skënderbeu po përjeton momente të thella krize. Dënimi që mori nga UEFA kur u përjashtuar për 10 vjet nga garat ndërkombëtare,  për shkak të akuzave për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve, ka bërë që sot Skënderbeu të jetë një rival i vogël për gjithkënd.

Skuadra korçare aktualisht është në pozitën e fundit në tabelën e Superligës së Shqipërisë dhe pothuaj pa asnjë gjasë për të shpëtuar, kështu që në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Dytë, më shpresë se deri atëherë nuk do të përjetojë krizë edhe më të madhe dhe të rrezikojë edhe pjesëmarrjen.

Të kujtojmë se Skënderbeu theu gjitha rekordet në Shqipëri duke u shpallur 6 herë me radhë kampion, derisa arriti për herë të parë në histori të klubeve shqiptare të kualifikohet në fazën e grupeve në Ligën e Europës. /Demokracia.com

Të ngjashme