Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë, në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari për veç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht, përcjell Demokracia.com.
“Prishtinë 10.04.2021-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme. Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur për veç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht”, thuhet në raportin e PK-së.
Më tej policia ka njoftuar se gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Dhe sipas policisë me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Demokracia.com/