Lajme
E dashura turke rrahë zyrtarin e ambasadës italiane në Prishtinë, arratiset me veturën e tij diplomatike
Demokracia
20:08 | 21 Janar 2024

Share:

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur mes një zyrtari të ambasadës të Italisë në Prishtinë, dhe të dashurës së tij.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net kanë bërë të ditur se një 41-vjeçare, shtetase e Turqisë, ka rrahur të dashurin e saj, zyrtar në ambasadën italiane në Prishtinë dhe më pas është arratisur me veturën zyrtare të tipit Peugeot me targa diplomatike, të këtij të fundit.

Shtetasja turke pasi ka rrahur të dashurin e saj ia ka marrë pa autorizim veturën e tij dhe është larguar nga vendbanimi i tyre në Prishtinë.

Policia ka njoftuar të gjitha pikat kufitare që nëse hasin në shtetasen turke të ndalohet dhe të njoftohet Njësia e hetimeve të Stacionit policor Qendra apo hetuesi i rastit.

Të ngjashme