Sport
E dashura e futbollistit të kombëtares së Kosovës, arratiset nga spitali në Poloni pak para lindjes
Demokracia
15:18 | 25 Mars 2022

Share:

Anxhela Shimac, e dashura e futbollistit të kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, është arratisur nga një spital privat në Poloni para se të lindte.

Ajo ka postuar foto në Instagram Story ku shihet një dorë e mavijosur dhe Lirimi Kastrati duke puthur barkun e të dashurës së saj.

“Mbrëmë nga lumturia dhe gëzimi për udhëtimin e sotëm në Kroaci. Kryeqyteti, një spital privat, dhe brenda vetëm një infermiere flet anglisht. Ajo infermierja më shkatërroi venën tre herë në tre vende. Herën e katërt ajo ia del mbanë, por unë nuk mundem ndjej dorën time pas kësaj. Unë ankohem, qaj, por ata janë të vrazhdë me mua. Ata  dërgojnë një mjek kryesor që nuk di asnjë fjalë anglisht, ka shkruar ajo.

“Tani kam 10 orë udhëtim sepse për fat të keq nuk mund të hip më në avion, por thjesht i jam mirënjohës poliklinikës në Zagreb që vendosi të më pranojë menjëherë!!! Shpresoj që dikush të mësojë nga gabimet e mia që mos të lindësh në vendet e majta siç është Polonia dhe prandaj po e shkruaj këtë. Dhe po, Kroacia mbi të gjitha”, ka shkruar ajo. /Demokracia.com

Të ngjashme