Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, është krenuar në llogarinë e tij në Facebook për një vizitë në Uganda dhe nënshkrimin e marrëveshjes me një institut atje për avancimin e administratës publike.
Zëvendësi i Xhelal Sveçlës, thotë se UMI është një institucion i akredituar ndërkombëtarisht, me përvojë 50 vjeçare, ku janë të angazhuar një staf rreth 360 persona si dhe 60 hulumtues të përhershëm.
Fotografitë e postuar të Dobrës e shfaqin atë në takim me OJQ, por jo ndonjë pritje zyrtare nga homologu i tij.
Uganda si shtet afrikan nuk shquhet për ndonjë demokraci të zhvilluar dhe administratë profesionale.
Postimi i plotë i Dobrës:
Edhe një marrëveshje e nënshkruar me qëllim të avancimit dhe profesionalizmit të administratës publike si dhe ndërtimit të bashkëpunimit me institucione të ndryshme në botë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Universitetin e Stellenbosch në Afrikë të Jugut, tani kemi nënshkruar marrëveshje dhe me Uganda Management Institute (UMI).
UMI është institucioni shtetëror i shtetit të Ugandës i cili bën edukimin dhe trajnimin e shërbyese civil dhe sektorit privat në fushën e menaxhmentit, si dhe ofron konsulenca si për sektorin publik dhe privat në po këto fusha.
UMI është një institucion i akredituar ndërkombtarisht, me përvojë 50 vjeçare, ku janë të angazhuar nje staf rreth 360 persona si dhe 60 hulumtues të përhershëm.
Instituti i Kosovës për Administratë Publike si dhe UMI tani do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat e ndryshme për të arritur dhe synimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar nga Ministri Xhelal Sveçla, në rritjen e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe trajnimit në fushën e administratës publike.
I gjithë ky angazhim dhe bashkëpunim do të rezultojë në rritjen e efikasitetit të administratës dhe të përmirësimit të shërbimeve publike për qytetarët.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe një herë Drejtorin e Përgjithshëm të UMI, Dr. James Nkata, dhe stafin e tij të cilët kanë bërë përpjekjet e duhura që kjo marrëveshje të nënshkruhet.